Policia greke vuri dje në pranga 15 persona, mes të cilëve 3 shqiptarë, si pjesë e një organizate ndërkombëtare kriminale në trafikut të lëndëve narkotike që vinte nga Shqipëria.
Ditën e sotme autoritetet fqinje kanë hedhur dritë mbi skemën se si funksiononte banda shqiptare e drogës, në bashkëpunim me atë greke. ‘Truri’ i grupit kriminal ishte një 44-vjeçar shqiptar, i cili nga mediat greke është etiketuar si ‘Baroni i Ballkanit’ apo ‘Pablo Escobar i Ballkanit’. Po sipas këtyre burimeve, shqiptari dyshohet se bashkëpunon dhe ka lidhje të forta me politikanë grekë.
Më datën 8, në nje operacion te gjere ne Afnidhes, Aspropyrgo, Ujerat e embla, Imito, Koridhalo, Salamine, Kalithea, Kifisa te Athines, ne Zakintho, ne Veria, u arrestuan 13 greke dhe 2 shqiptare, pjestare të një organizate kriminale. Bashkëpunetore te tyre janë gjithashtu edhe 2 greke e 2 shqiptare qe jetojnë jashtë shtetit. Konkretisht, pasi hetimeve disa mujore, ne bashkepunim me Zyren e DEA, ne ambasaden e SHBA ne Athine, u arrit te konkludohej ne grumbullimin e informacionit te plote mbi kete organizate kriminale.
Kjo organizate zoteron kompani transporti ‘Tsaf Trans Ltd’ ne vende te ndryshme Europiane, duke përdorur mjetet për transportin e droges. Transporti i droges nga Shqiperia ne Greqi, drejtohej nga nje shqiptar 44-vjec, banues jashte shtetit, i cili financonte dhe drejtonte transportin me kamiona dhe permes detit, me skafe. Bashkepunetor i tij ishte shtetasi grek, 56-vjec, i arrestuar, qe merrej me drejtimin e organizates ne Greqi, permes gjetjes se mjeteve per transport, shofereve etj. Ndërkohë, sipas burime policore nga Saranda, një nga shqiptaret e arrestuar si transportues me gomone, dyshohet te jete nga Saranda, me precedente penale.
Njëkohësisht me trafikun e drogës nga dhe drejt Europes Perendimore si Hollande e Belgjike, 50-vjecari shqiptar qe jeton jashte shtetit dhe nje grek 50-vjecar, i arrestuar, kryenin edhe trafik droge neperjmet shteteve europiane, duke zoteruar edhe magazina ku mbahej droga. Prej fundit te prill 2016, ky grup nisi organizimin e transportit te nje sasie te madhe droge nga Shqiperia ne Zakyntho. Ne ore. 11.30 te dates 08.05.2016, ne Zakyntho u arrestuan 5 shtetas dhe u sekuestruan 678 kg 500 gram marijuane, se bashku me kamionat ku do ngarkohej droga. Ne Patra u arrestuan dy shtetas te tjere dhe u sekuestrua 1 gomone.
Gjate operacionit u sekuestruan:
678 kg 500 gram marijuane
57 gram marijuane e perpunuar
5 kamiona e 3 rimorkio
1 automjet
1 karabine
1 pistolete
21 fisheke
14.940 euro
100 Corona ceke
8 dollare amerikane
39 celulare etj
“Jane njoftuar autoritetet belge dhe kane arrestuar 2 shqiptare, pjestare te organizates, te cileve u jane sekuestruar 100 kg marijuane ne forme cokollate. Nga hetimet e deritanishme jane zbuluar disa ngjarje ku ka lidhje ky grup:
Ne 25.01.2014, ne portin e Patres, jane kapur 451 kg 355 gram marijuane, ku eshte arrestuar shoferi i mjetit, bullgar 62-vjec.
Ne 04.12.2014, ne kufirin Serbi – Maqedoni, u sekuestruan 678 kg 500 gram marijuane dhe u arrestua nje grek 52-vjec.
Ne 19.04.2015, ne Angli, u kapen 23 kg kokaine ne kamionin e kompanise se shqiptarit 50-vjecar, me drejtues grek 38-vjec.
Ne 30 prill 2015, ne Kulata, Bullgari, u kap nje grek me 531 kg marijuane.”, citohet në njoftimin e policisë greke.