Nga dokumentacioni që “Shqiptarja.com” disponon qartësohet se agjentët e policisë kanë marrë në konsideratë dhe disa deklarata të një gazetari, dhe fill pas këtyre deklaratave kanë kryer një sërë verifikimesh.
Bisedat e përgjuara
Një bisedë e kryera në 7 janar tregon Danin që i thotë numrit 0682026XXX të Jyrgis Çybja:
“…Përshendetje. Do mbarojmë punë sot Llano…”.
Nga ana tjetër Dani mer një sms nga numri 0682026XXX i cili rezulton të jetë i Jyrgis Çyrbja, ku ky i funidt i thotë:”…Ti kishim mbyll nesër, këto që ishin për sot dhe atë 50 cen…”.
Telefonatë e 10 shkurtit 2016 Dani mer një SMS nga numri 0682026XXX me tekst: ”…Përshëndetje Mondi!Për zotin sot e kam të pamundur, por nesër do mbarojmë punë pjesërisht dhe flasim nga afër…”.
Sërisht në 10 shkurt 2016 Gilmando Dani i dërgon një SMS numrit të lartpërmendur me tekst:”…Mondi me fjalë do mi sillte sot se i kam shit një dyqan dhe mi sillte 75.000 euro…”.
Ndërkohë në 16 shkurt 2016 shafqet shtetasi Blerim Shullazi që përdor numrin 068XXXXX159 ku komunikon me përdoruesin e numrit 067XXXX8438
159-Ky çuni i Krujës 24 jam, a u ban ato letrat…?
438-Ça emri kishe ti?
159-Ato letrat për…
438-Ca emri ke thash?
159-Altin Kulla
438-Jo s’është bërë akoma
159-E kur bëhen ato?
438-Se kemi ne në dorë
Për këto fakte është marrë në pyetje shtetasi Jyrgis Çyrbja, i cili në deklarimet e tij pranon faktin se ka pasur komunikime në lidhje me rregjistrimin e kësaj prone me personat e sipërcituar, ku atij i është kërkuar të bëjë rregjistrimin urgjent.
ma.me