Duke nisur nga “Blloku” e më gjerë Jetaoshqef.al ka raportuar disa raste sherresh mes vajzave. Këtë herë videoja na vjen nga Berati në shkollën “Kristaq Capo”. Siç duket në video një grup vajzash kanë kapur për flokësh një vajzë tjetër.
Goditja është e pamëshirshme madje nuk ka vetëm shkulje flokësh, por edhe shkelma në stomak. I çuditshëm është reagimi i viktimës. Ajo nuk tenton të ndërmarrë asnjë veprim kundër këtyre vajzave të tjera, thjesht pret goditjet dhe talljet që vijnë ndaj saj.
Por, edhe reagimi i djemve të bën përshtypje, ata në vend që t’i ndanin këto gjimnaziste kanë filluar të qeshin dhe të tallen me to. Madje në video duket dhe një djalë i cili futet për t’i ndarë, por edhe ai i tërheq flokët vajzës së lënduar.
Arsyeja e sherrit?
“Punë të dashurish. Vajzën e kanë inat të gjithë prandaj nuk është futur njeri ta ndihmojë.”
Siç duket rastet e sherrit po përsëriten dita-ditës. E publikojmë këtë video jo si promovim të sherrit, por për ta goditur fort këtë fenomen që ndodh pikërisht në oborret e shkollës dhe për të treguar copëza realiteti që nuk duhet përsëritur kurrsesi. (jetaoshqef / a.r)