Gjykata Administrative nuk po arrin të përmbushë qëllimin për të cilin u krijua, atë të shqyrtimit të çështjeve brenda një periudhe 30 ditore. Gjatë vitit 2015 një gjyqtar i Gjykatës Administrative gjykoi mesatarisht 431 çështje një shifër rekord kjo, gjë që tregon fluksin e lartë me të cilin janë përballur togat e zeza.
Të dhënat tregojnë se në total për vitin e kaluar në Gjykatën Administrative të Apelit u regjistruan 14,313 çështje. Ku rreth 6,500 çështje ishin të mbartura nga viti 2014.
Pjesa më e madhe e çështjeve që kanë mbërritur në Apel kanë qenë nga shkalla e parë e Tiranës me rreth 3,800 e ndjekur më pas nga ajo e Vlorës me mbi 1,000 çështje.
Trupa e gjyqtarëve ( e cila tashmë llogaritet në 14) u arrit të plotësohej vetëm në fillim të vitit 2016, por sipas drejtuesve të Apelit Administrativ është e nevojshme që një gjyqtar të asistohet nga 2 ndihmës ligjorë.
Sipas të njëjtit burim, mos zbatimi i afateve gjyqësore ka ardhur pikërisht për shkak të volumit të lartë të çështjeve.
Numri i çështjeve për 2015-ën sipas gjykatave:
monitor.al / a.r