Ish-deputeti Mark Frroku ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me origjinën e pasurive të tij që shkojnë në disa miliona euro.
Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Tiranës, Frroku tha se çdo pasuri e ka vënë me djersë dhe se nuk është përfshirë në veprimtari kriminale.
Ai kërkoi që të gnrihet një grup ekspertësh të pavarur për të hetuar pasuritë e tij.
“Ekspertët e pavarur të heotjnë mbi pasurinë time. Unë jam taksapagues i rregullt”, ka thënë Frroku para togave të zeza.