Katër policisë të cilët ishin nisur për në punë janë aksidentuar këtë mëngjes me makinë, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është lënduar.
Aksidenti ndodhi rreth orës 07:45 në aksin rrugor Sarandë-Muzinë pranë fshatit Vrion.Automjeti me tip Nissan me targë AA 383 EC, ka dalë nga rruga.
Si pasojë dy prej tyre kanë pësuar gërvishtje të lehta.
Në automjetin e aksidentuar ndodheshin 4 persona, A.N, Y.B, F.N, dhe L.M (Efektivë Policie), të cilit ishin nisur për të marrë shërbimin në Pikën Kufitare “Qafë Bot” Sarandë./a.m.