Takimet e shumëpritura të ambasadorëve Donald Lu dhe Roamana Vlahutin me grupet parlamentare duket se tashmë kanë një axhendë fikse.
Burime pranë forcave politike bëjnë me dije se socialistët do ta mbledhin sot grupin e deputetëve rreth orës 15:00. Gjithashtu, po ditën e sotme pritet që edhe LSI ta zhvillojë takimin e planifikuar në orën 17:00.
Më herët, ambasadorët e SHBA dhe BE kishin lajmëruar se takimet do të zhvilloheshin me radhë, sipas madhësisë së grupeve. Por për shkaqe të pa bëra publike, PD ka vendosur ta shtyjë mbledhjen për nesër, çfarë bën që ajo të jetë partia e tretë që ambasadorët do të trokasin. (javaneës.al / a.r)