Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo deklaroi se rezistencë për të mos miratuar reformën në drejtësi do të ketë ende.
Kjo sipas tij do të vijë nga ata politikanë që i tremben institucioneve të reja të drejtësisë që do të ngrihen, për ato që kanë bërë në të shkuarën. Këtë deklaratë ai e dha gjatë emisionit “Top Story” të Sokol Ballës.
“Reforma do tyë pengohet, sepse ka nga ata në parlament që do ta shohin veten në bankën e të akuzuarve me ato isntitucione drejtësie do të ngrihen. Nëse ka rezistencë sot, pikërisht sepse kanë frikë nga gjykatat që do të ngrihen”, tha Milo./a.m.