Një video shokuese ka filluar të qarkullojë në internet, ku shfaqet momenti kur një turmë e zemëruar tenton t’i djegë për së gjalli dy adoleshentë, të cilët janë kapur duke vjedhur çantën e një gruaje.
Kjo ngjarje e tmerrshme raportohet se ka ndodhur në Pucallpa në pjesën lindore të Perusë, ndërsa viktimat besohet se kishin kryer vjedhjen disa minuta para se të kapeshin nga turma.
Në video shihet se si një i ri tërhiqet zvarrë nga një grup njerëzish, të cilët me çdo kusht kërkonin drejtësi dhe ndëshkim për veprën e bërë.
Ndërsa një tjetër person, mund të shihet duke bërtitur nga frika se do të hidhet në flakë dhe të digjet për së gjalli.
Por në fund fatmirësisht askush nuk pëson, pasi turma vendos t’i lidh hajnat në një shtyllë elektrike derisa në vend të ngjarjes arrijnë forcat e rendit. /a.m.