Nuk kanë munguar as mbledhjen e sotme debatet në Partinë Demokratike, ku deputeti Eduard Selami ka kundërshtuar kreun e partisë Lulzim Basha, duke i kërkuar këtij të fundit mbajtjen e zgjedhjeve në parti.
Edhe pse mbledhja ishte fokusuar tek Reforma në Drejtësi dhe Reforma Zgjedhore, ky ka qenë tjetër fokus i mbledhjes së djeshme.
Gjatë diskutimit për Reformën Zgjedhore, Selami i është drejtuar Bashës duke i thënë se nuk po zhvillon zgjedhje demokratike në parti. Ai ka theksuar se themeluesit dhe anëtarët prej shumë vitesh në PD nuk janë thirrur në mbledhje, ku një nga ata ka qenë edhe ai.
“Ti flet për reformë zgjedhore, ndërkohë në parti nuk bën zgjedhje të rregullta. Nuk ka asnjë kriter dhe rregulla për këto zgjedhje, por ka vetëm zgjedhje në zonat të cilat kërkohen të mbahen nën kontroll dhe të vendosen influenca”, tha Selami në mbledhjen e grupit.
Mësohet se Selami ka ngritur rebelimin e kryetarëve të degëve të cilët janë shprehur kundër votimeve brenda PD në disa zona dhe në disa të tjera jo. Përpara një jave, Selami së bashku me krerët e degëve kanë kërkuar takim me kryetarin Lulzim Basha, takim që nuk që ende nuk është zhvilluar./Express/a.m.