Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë kërkesën e opozitës për qeveri teknike. Pas mbLEdhjes së grupIt parlamentar të PD, Basha tha se forca që ai drejton, do të propozojë votimin elektronik dhe vendosjen e shenjave të gishtërinjve, si pjesë e platformës Për reformën zgjedhore. Por sipas Bashës, në zgjedhje duhet shkuar me qeveri teknike.
“Vendosëm propozimin e votimit elektronik me shenjat e gishtërinjve, kufizimin e shpenizmeve në fushata elektorale, që janë para korrupsioni, lirinë e medias dhe hapësirën e barabartë të faktorëve politik në hapësirën mediatike. Një qeveri teknike ëSHtë parakusht për zgjedhje të liRa e të ndershme. Së shpejti finalizojmë qëndrImin tonë për procesin zgjedhor bashkë me aleatët. Pa zgjedhje të lira asgjë nuk do të funksionojë në këtë vend”, tha Basha.
Ai komentoi edhe vendimin e Kushtetueses për heqjen e mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima, teksa duke i’u drejtuar kamerave tha “Koço lamtumirë”.
Është dita kur simboli i oligarklisë Koço Kokëdhima mori atë që donte çdo shqiptar, heqjen e mandatit për korrupsionin, heqjen e mandatit sepse ishte përfitues i parave të shqiptarëve. Paratë që mund të ktheheshin në rroga më të larta, shkolla. Kjo është jo vetëm fitore e PD që ka mbrojtur drejtësinë, por është një fitore e atyre që duan politikë të pastër nga konflikti i interesit, një politikë të pastër nga krimi, pra një politikë evropiane, vijoi Basha.
Më tej kreu i selisë blu tha se PD do të hapë një portal për denoncimin e zyrtarëve të inkriminuar.
“Është po kështu një ditë e mirë se po kërcasin ingranazhet e politikës së veshur me krim e krimit me politikë. PD hap një portal të posaçëm prej ditës së nesërme me informacion të detajuar se çfarë dinë qytetarët për çdo zyrtar. I ftoj qytetarët të bëhen pjesë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Le të jetë ligji për dekriminalizimin vend ku bashkohen socialistë e demokratë”, tha Basha.
Referuar debateve me ish-kryeparlamentaren Topalli, Basha tha se “Standarti im është ai i debatit, deputetët japin mendimet e tyre dhe në fund vendosim të gjtihë së bashku. Bashkimi në PD rreth vlerave po fillon të japi rezultat”./a.m.