Detaje të tjera kanë dalë për shqiptarin 25-vjeçar të gjetur pa kokë në një stallë bagëtish në Glika të Igumenicës në Greqi. Sipas mediave greke, shqiptari kishte dy muaj që ndodhej në Igumenicë dhe kërkonte punë si bari.
Ai u gjet ditën e sotme në mëngjes pa kokë në stallën e bagëtive të një fermeri në Glika, i cili lajmëroi dhe Policinë, shkruan Panorama. Ende nuk dihet se kush dhe pse mund të jetë vrarë bariu shqiptar. Mediat greke kanë publikuar edhe fotot nga vendi ku u gjet shqiptari pa kokë, pranë stanit ku punonte.
javanews/ a.k