Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta cilësuar si të papajtueshëm me dokumentin themeltar të shtetit mandatin e socialistit, ka reaguar në një prononcim për News24, vetë Koço Kokëdhima. Në deklarimin e tij, ish deputeti ka qenë i shkurtër, duke thënë:
“Ende nuk jam njohur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk jam në dijeni të përmbajtjes së këtij vendimi, por megjithatë unë do të vazhdoj të mbaj funksionet e mia në PS”
Koço Kokëdhima është sekretar i reformës strukturore në PS, një post që ish deputeti e ka marrë përmes 217 votave nga ana e Asamblesë Kombëtare të PS, që u krye në muajin e ardhshëm.
Ende nuk dihet nëse në vitin e ardhshëm, Koço Kokëdhima do të rikandidohet nga PS si pjesë e listës së saj për deputet. Pritet që në ditët në vijim, KQZ të mblidhet për ti deleguar mandatin pasuesit në listën e PS-së në qarkun Vlorë, Edmond Lekës, i cili aktualisht është drejtori i portit të Durrësit. Javanews/ a.k