‘Supermbesa’ e ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, Dasara Malltezi nuk mund të mos bënte një urim special për nënën e saj Argitën. Përmes një fotoje të postuar në faqen e saj në Facebook, ku nënë e bijë shfaqet së bashku në Gjermani, Dasara shkruan në gjuhën angleze si një supermbesë që është….
“Jam e sigurt që fjalët dhe fotot nuk i japin rëndësinë e duhur pasi ajo është më e zgjuara, femra më me klas dhe perfekte që kam takuar ndonjëherë. Diçka e tillë jo sepse është nëna ime, por sepse arritjet e saj flasin vetë për të.
Disiplina e hekurt, sjellja, dashamirësia dhe drejtësia bëjnë që ajo të jetë e veçantë. Një gur i çmuar që për çdo njeri që e njeh duhet të ndihet krenar që e ka në jetën e tij, ndërsa unë jam e bekuar që ajo është nëna ime.
Ajo është mbështetja ime më e madhe së bashku me babin dhe unë u jam përgjithmonë borxhlie. Gjithçka që jam, gjithçka që kam u detyrohem atyre. Të dua mami. Gëzuar ditën e nënës,”-shkruan Dasara në Facebook.
javanews/ a.k