Manjatja e veshjeve të brendshme Michelle Mone ka kaluar një situatë mjaft të sikletshme gjatë një evenimenti në Vietnam.
Ajo pa një fëmijë që iu afrua për t’i dhënë lule, të cilat i pranoi me kënaqësi, duke marrë edhe fëmijën në krahë. Por në të vërtetë fëmija ishte një burrë 46 vjeç.
Michelle donte të bënte edhe një selfie, por ndërkohë një zë femre i thirri: “Është burri im, ule poshtë”.
Ngjarja shkaktoi të qeshura të mëdha, ndërsa Michelle e sikletosur tregoi më vonë se “diçka nuk shkonte tek ai “fëmijë”, pasi dhëmbët i kishte të zverdhur nga nikotina”.
Telgrafi/d.i.