• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ propozon ndryshim të Kodit Zgjedhor: Të deklarohen donatorët e partive

by Java News
09/05/2016 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka propozuar Parlamentit që të ndryshojë Kodin Zgjedhor për pjesën e financimit të partive politike, shkruan Panorama.

KQZ ka hartuar një sërë amendamentesh ligjore, të cilat do t’i dorëzohen Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, ku kërkohen që të deklarohen emrat e donatorëve të fushatave të partive politike, si dhe të mos lejohen donacionet nga subjektet që kanë përfituar koncesione apo para publike.

tabela-kqz

Në analizën e KQZ-së bëhet me dije se partitë politike shfrytëzojnë hapësirën ligjore, duke deklaruar si donatorë një pjesë të vogël të anëtarësisë, ndërkohë që vlerat e tjera i deklarojnë poshtë 1 milion lekëve, në mënyrë që të ruhet anonimati.

Për këtë arsye, KQZ propozon që pjesë e detyrimit për të deklaruar emrin e donatorët të jenë dhe personat që japin deri në 150 euro, ose sa një pagë minimale. “Në fushatën zgjedhore 2009: 59% e vlerës së ‘donacioneve’ ka si burim donatorët të shumave nën 100 mijë lekë. Në vlerë absolute, kjo është 64 435 904 lekë. Pjesa tjetër, pra 41%, janë donatorë të shumave mbi 100 mijë lekë.

Fushata zgjedhore 2011: 78,8% e vlerës së ‘donacioneve’ janë nga donatorë të shumave nën 100 000 lekë, që nuk janë objekt i nenit 90 të Kodit Zgjedhor. Fushata zgjedhore 2013: 30% e vlerës së ‘Donacioneve’ janë donacione me vlerë nën 100.000 lekë. Ndaj, këto dispozita duhen ndryshuar me qëllim që të ulet ky prag (deri në 150 euro, sa paga minimale), në mënyrë që të bëhen publike të gjitha dhurimet që u bëhen partive politike”, thuhet në rekomandimet e KQZ-së.

Po ashtu institucioni i administrimit të zgjedhjeve kërkon që të hartohet një dispozitë e veçantë, që donatorët e fushatës së një partie politike, pas zgjedhjeve, të emërohen në institucione publike.

“Përveç kësaj, duhen parashikuar kufizime edhe për donatorët individualë, në mënyrë që donatorët e partive të mos caktohen pas zgjedhjeve në funksione publike në administratën shtetërore apo në shoqëritë me kapital shtetëror”, thuhet në analizën e KQZ-së.

Po ashtu në rekomandimet e KQZ-së kërkohet një monitorim i veçantë për subjektet që financojnë partitë politike, por dy vitet e fundit kanë përfituar fonde publike apo kanë marrë koncesione. Për këto subjekte KQZ-ja kërkon që të monitorohen dhe para, por edhe pas zgjedhjeve.

Panorama/d.i.

Next Post

Njerëzit më të admiruar në botë, në listë edhe Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

November 1, 2026
Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

November 1, 2026
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

November 1, 2026
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

November 1, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

November 1, 2026
VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

November 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për sot, e Diel 1 Nëntor 2026

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In