Të tjera detaje mësohen për aksidentin e djeshëm në aksin Kavajë Rrogozhinë, ku humbën jetën tragjikisht dy fëmijë 3 dhe 5 vjeçar. Gruaja 24 vjeçare po udhëtonte me 3 fëmijët e saj drejt burgut të Rrogozhinës, aty ku ndodhej i burgosur bashkëshorti i saj.
E reja ka humbur kontrollin e automjetit dhe makina është përplasur me trafik ndarësen.
Si pasojë e aksidentit, dy fëmijët humbën jetën në një mënyrë vërtetë tragjike… njërit prej tyre llamarina e trafik- ndarëses i ka hyrë në pjesën e barkut, ndërsa tjetrit i ka prekur kokën.
Të vetmit që shpëtuan ishin 24 vjeçarja dhe fëmija 1 vjeçar i saj, i cili është jashtë rrezikut per jeten ne spitalin e Durresit. Javanews/ a.k