Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- B.K, 18 vjeç, banues në Elbasan, nxënës në vitin e tretë në shkollën e mesme “Sali Ceka”.
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në afërsi të shkollës së mesme “Sali Ceka”, grupi hetimor i ka gjetur dhe sekuestruar 410 gr lënde narkotike Cannabis Sattiva, ku një pjesë ishte e ndarë në doza gati për shitje pranë ambienteve të shkollës.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.