Korabi arrin të bëjë një ndeshje të madhe duke mposhtur në fushën e tij Kastriotin me rezultatin 1-0. Ka mjaftuar një gol i Gurit dhe tashmë skuadra dibrane i merr vendin e parë asaj krutane duke qenë vetëm 90 minuta larg Superiores. Ndërkohë në fund të ndeshjes ka patur tension teksa lojtarët janë goditur me grushte mes tyre.
Sapo ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Xhorxh Kyçyku” të Pogradecit, lojtarët kanë qëlluar me grushte njëri-tjetrin. Incidenti ndodhi pas mbylljes së ndeshjes me rezultatin 1-1.
Brenda fushës hynë edhe disa tifozë, por ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri të mundur ndalimin e tyre dhe nxjerrjen jashtë fushës. Disa prej tifozëve janë shoqëruar në komisariat.
Ja rezultatet në Grupin A
Grupi A
Besëlidhja-Mamurrasi 6-7
Korabi-Kastrioti 1-0
Erzeni-Ada 4-5
Kamza-Iliria 0-1
Besa-Burreli 0-1
Ndërkohë ndeshja tjetër vendimtare mes Pogradecit dhe Luftëtarit u mbyll me shifrat 1-1. Ky rezultati i lë të pandryshuara vendet në renditje teksa tashmë skuadra gjirokastrite mbetet vetëm 1 fitore larg Superiores, shkruan minuta90.com. Ja rezultatet në Grupin B
GRUPI B
Apolonia-Elbasani 2-3
Pogradeci-Luftëtari 1-1
Lushnja-Turbina 0-2
Sopoti-Butrinti 4-0
Shkumbini-Dinamo 4-3
/a.m.