Se investimet kineze është e lidhur me zhvillimet ekonomike globale këtë e thonë edhe ekspertët duke pohuar edhe për ndikimin në Shqipëri.
Drejtori i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ardian Haçkaj, thotë për “Top Channel” se Investitorët të rëndësishëm në Lindjen e Largët dhe Kinë kanë rezerva të mëdha likuiditeti.
“Në qoftë se më parë këto rezerva investoheshin në bonde të qeverisë amerikane apo aksione tani kinezët duan që në vend që të kenë letra me vlerë në duar duan kompani që prodhojnë”, shprehet ai.
Për Ilia Kriston ardhja e kapitalit kinez është një zhvillim i mirëpritur për ekonominë.
“Në çdo rast ky është një lajm i mirë por do ishte një lajm i mirë kur Shqipëria të jetë e qartë mbi detyrimet që merr përsipër dhe sa të sigurt jemi që ato do ti zbatojnë angazhimet që marrin në kushtet e investimeve të drejt për drejta të huaja”, thotë Ilia Kristo, Profesor i biznesit ndërkombëtar, fakulteti i Ekonomisë.
Ndaj sipas ekspertëve, Shqipëria duhet të vendosë një kontroll më të fortë mbi investimet e huaja për të shmangur përvojat negative të së shkuarës./a.m.