Një gjykatë në Spanjë e ka dënuar një anëtar të grupit separatist bask ETA, me 92 vjet burg pas një komploti të dështuar për të vrarë mbretin e Spanjës, gjatë hapjes së një muzeu në Bilbao në vitin 1997.
“The Guardian” shkruan se Gogeaskoetexa Arronategui dhe një anëtar tjetër i ETA-s kishin planifikuar ta hidhnin një granatë mbi mbretin Juan Carlos gjatë përurimit të muzeut në Spanjën veriore, sipas gjykatës kombëtare, transmeton Gazeta Express.
Për më tepër, Gogeaskoetxea ka vrarë një polic dhe kishte arritur të ikë. (B.an)