“U lejuan kastat e degjeneruara politike e bandat mafioze… Duhet revolucion, por jo i dhunshëm si ai që kërkon Berisha…” deklaroi Milo.
Kreu i PSD-së u ndal edhe te zhvillimet e fundit të reformës në drejtësi. Ai tha se shqiptarët janë ndihmuar nga të huajt, por dhe janë shfrytëzuar prej tyre. Ndërhyrja dhe presioni i SHBA-ve dhe BE-së është turp për politikën shqiptare, tha Milo, që sipas tij, tregon cënim të sovranitetit të vendit.
“Por për këtë nuk janë fajtore Lu e Vlahutin, por Kuvendi e kryesisht PD”, shtoi ai.