Një ngjarje e dhimbshme dhe e pazakonte ka ndodhur në festivalin e 46-të të këngës për fëmijë në Gjirokastër. Kryetari i jurisë, Jorgo Roze, humb jetën në skenë fill pas dhënies së çmimit të tretë, pa arritur të ndajë çmimet e tjera. Ngjarja e rëndë ka tronditur spektatorët dhe pjesëmarrësit e pranishëm. Për momentin nuk dihen shkaqet e vdekjes, por dyshohet për atak kardiak.
Klarinetisti dhe muzikanti i talentuar Jorgo Roze, është njëri prej intelektualëve më të nderuar të fushës së artit e kulturës.