Shqiptari i njohur si Abu Waqqas al-Albani, pjesëtar i grupit militant ISIS, tani është identifikuar me emrin Gëzim Kllokoçi, shkruan “Gazeta Express”.
Ai është 19 vjeç dhe është rritur në veri të Londrës. Ka kohë që Kllokoçi i është bashkangjitur grupit militant ISIS në Irak.
Pak ditë më parë, “Daily Mail” publikoi një artikull ku tregonte edhe fotografi të tij të marra në Instagram.
Grupi militant ISIS po e përdor Kllokoçin për rekrutimin e të rinjve përmes Instagramit, e kjo për shkak të pamjes së tij atraktive. Teksa cilësohet edhe shqiptari i bukur.
“Daily Mail” shkruan edhe se Abu Waqqas al-Albani (Gëzim Kllokoçi), kishte tentuar të bëjë sulm kamikaz me një rrip eksplozivi, por arriti që rripin ta largojë nga vetja.
Express/d.i.