Nga Bledi Mane/
Te lodhen lajmet bajate?
Te bezdisi baxhelleria politike?
Te trembi krimi pa identitet?
Te tjetersoi fukarralleku permanent?…
Me kushto pak kohe te ta ndryshoj melodine monotone te rutines ditore. Me kushto pak kohe te te argetoj ne kete pranvere te hallakatur ku ke futur veten bashkekombas i nderuar. Lexo e me komento, lexo e argetohu, lexo e me mallko, me anatemo, me kerceno e me thuaj nese kam faj pse po te shkepus pak nga grija, ngjyra qe ke ne vetvete. Je dakord qe kjo stine ka dhe risite e saj joshese?
1-Arrestimi i te paprekshmit Emiljano Shullazi qe partite apo poltikat qeverisese te majta e te djathta e marin me qera sa here jane ne rrezik.
2-Projekti i stadiumit te ri “Arena Kombetare”qe ngjalli diskutime te zjarrta por qe u fashit nga pushteti i frikes dhe nga injoranca e profesionisteve.
3-Antipatia e pa argumentuar ndaj kryebashkiakut te Tiranes Erjon Veliaj e cila verdalloset rreth cmires dhe xhelozise se ish bashkepunetoreve te tij por qe per Tiranen eshte mjaft e shendetshme dhe u jep kurajo puneve publike ne sherbim te komunitetit.
4-Ambasadoret e huaj qe ua pine lengun institucioneve publike shqiptare duke degjeneruar aktoret dhe faktoret politike ne humbje integriteti dhe pavaresie.
5-Reforma ne drejtesi qe ose do mbyllet brenda korrikut ose do coje vendin ne zgjedhje te parakohshme duke poshteruar shumicen e cilesuar mekatare te politikes vendase e duke e zhveshur cullak karshi opinionit publik shqiptar, Brukselit dhe Washingtonit.
6-Hoteli me i ri e me luksoz ne Tirane “Plazza” ne qender te Tiranes, godina me e larte 25 kateshe e kryeqytetit i cili hapet muajin tjeter duke i shtuar industrise turistike nje tjeter vlere. Investim ky i sipermarresvete suksesshëm Vasil Naci dhe Behar Male.
7-Fluksi i madh i tifozerise shqiptare qe do shoqeroje ekipin kombetar ne eleminatoret e Evropianit France 2016 e pavaresisht stresit financiar qe po kalon vendi po sakrifikojne kursimet e tyre per te qene pjese e historise.
8-Kampionati kombetar i futbollit i kategorise superiore i cili po pakeson dallaveret e shitje-blerjeve e po rrit adrenalinen e sportit me popullor ne planet.
9-Rumoret e kryeprokurorit te pergjithshem te republikes Adriatik Llalla i cili po fiton kohen e humbur dhe po mbush deficencat e femijerise e te adoleshences duke u bere i pari kryeprokuror provincial qe deri tani ka 3 gra ne jeten e tij.
10-Embelsirat ne fund si perhere! Dhe ekstravaganca e fundit nuk kishte si te linte te menjanuar opoziten shqiptare. Pavaresisht humbjes politike ne zgjedhjet e ardhshme, e djathta shqiptare do i sjelle parlamentit shqiptar nje deputete intriguese. Vithet e politikanes Grida Duma vleresohen si te pasmet me joshese te nje femre ne moshe te cilat ulin tensionet e politikes dhe ngrene amperin e fillimit te nje revolucioni seksual per te cilin ky vend ka nevoje me teper se kurre!
javanews/ a.k