Policia e Vlorës ka asgjësuar 9 parcela me rreth 1.970 bimë narkotike të llojit kanabis sativa në fshatin Lapardha.
Këto bimë narkotike u gjetën të mbjella në vendit e quajtur “Pylli Millona”, ku në mes të tij, u konstatuan 9 parcela të hapura rishtas, thuhet në njoftimin e policisë.
U asgjësuan reth 1.170 rrënjë në tokë dhe 800 kubikë të ndara nëpër arka plastike, me lartësi deri në 15 cm.
Por policia nuk e ka identifikuar ende kultivusin dhe po punon për zbulimin dhe kapjen e tij.
d.i.