Revista satirike angleze “Vive Charlie” ka publikuar një karikaturë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit turk Erdogan, në shenjë proteste ndaj procesit kundër shtypit të lirë. Në karikaturë Erdogan përdhunon Merkel, lexo lirinë e shtypit në Evropë.
Erdogan hodhi në gjyq një gazetar gjerman pas satirave kundër tij, por procesi mund të fillonte vetëm nëse kancelarja do të jepte miratimin, sipas një ligji të vjetër në Gjermani.
Miratimi i Merkelit shkaktoi zemërim shumë të madh në Gjermani dhe Evropë.
“Vive Charlie” është një revistë satirike e hapur në janar 2015, pak ditë pas sulmeve kundër revistës franceze “Charlie Hebdo” ndodhur në janar 2015.
D.I.