Me ftesë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi për herë të parë një vizitë zyrtare pranë Bankës së Shqipërisë, Guvernatori i Malit të Zi, Milojica Dakić. Ai shoqërohej në këtë vizitë nga Darko Bulatovic, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes dhe Idriz Cetkovic, Drejtor i Departamentit të Operacioneve Bankare dhe Financiare.
Takimi midis dy guvernatorëve, u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe midis dy institucioneve, në ecurinë e sistemeve bankare përkatëse, si dhe në zhvillimet më të fundit në rajon. Fillimisht, Guvernatori Sejko njohu homologun e tij me zhvillimet më të fundit financiare në vend, ku theksoi se sistemi bankar shqiptar është likuid dhe i mirëkapitalizuar.
Ai u shpreh se, Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar në garantimin dhe ruajtjen e stabilitetit financiar në vend. Duke u ndalur në ecurinë ekonomike të vendit, Guvernatori Sejko ushpreh në veçanti se, pavarësisht sfidave të ambientit të jashtëm ekonomik, përsëri ekonomia shqiptare mbetet në një trajektore pozitive zhvillimi. Në këtë drejtim,Guvernatori garantoi se institucioni që ai drejton nëpërmjet politikës monetare lehtësuese do të vazhdojë të japë të gjithë kontributin e duhur për të mbështetur përpjekjet për njërritje ekonomike të qëndrueshme.
Gjatë ekspozesë së zhvillimeve kryesore në sektorin bankar shqiptar, Guvernatori Sejkotheksoi se rritja e kreditimit dhe ulja e kredive me probleme janë në fokus të punës sëBankës së Shqipërisë. Ai e njohu homologun e tij edhe me ecurinë e planit ndërinstitucional të masave të Bankës së Shqipërisë dhe autoriteteve shqiptare, për uljene kredive me probleme. Zhvillimet financiare ndërkombëtare si dhe procesi i integrimit evropian ishte një tjetër çështje që u diskutua nga dy drejtuesit e bankave qendrore.
Ata theksuan se është mjaft e rëndësishme që Shqipëria dhe Mali i Zi, si dhe vendet e rajonit të kenë një qëndrim të përbashkët në forumet evropiane dhe ndërkombëtare, pasi karakterizohen nga specifikatë ngjashme.
ATSH/d.i.