Një 21 vjeçar ishte bërë makthi i shumë qytetarëve të kryeqytetit që udhëtonin me autobus, pasi arrinte të vidhte prej tyre shuma parash. Armando Berisha është arrestuar këtë të premte nga efektivët e policisë pasi vodhi një shumë prej 225 eurosh nga një qytetar në njërën prej linjave të autobusit në kryeqytet.
Kjo nuk ishte hera e parë e ndalimit të të riut, pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash për disa vjedhje të ndodhura 31 janar, 20 prill dhe 28 prill të këtij viti.
Arrestimi i Berishës u bë në FushëMëzez. 21vjeçari rezulton i dënuar për vjedhje edhe dy herë më parë. javanews/ a.k