Përveç Kroacisë, për t’i ndezur Serbisë dritën e gjelbër për hapjen e Kapitullit të 23-të, do tw pritet edhe Rumania e Bullgaria, shkruajnë mediat serbe, transmeton Koha.net.
Nga Bukureshti e Sofja po ashtu insistojnë që Serbia të përmirësojë të drejtat e minoriteteve të tyre, ndërsa rumunët kanë kërkesë shtesë zgjidhjen e “çështjes vllahe” dhe vende të siguruara për përfaqësuesit e tyre në parlament.
Këto dy vende janë të vetmet vende të BE-së që i kanë dhënë mbështetje të heshtur Kroacisë në përpjekjet për të kushtëzuar hapjen e kapitullit mbi gjyqësorin dhe sundimin e ligjit, shkruan “V.Novosti”.
Bullgarët dhe rumunët kanë riaktualizuar swrish kërkesat për shtimin e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të tyre në të gjitha organet e administratës shtetërore në Serbi. (b.an)