Julian Zeqaj është ndaluar në Kakavijë nga policia shqiptare, pas deportimit të bërë nga pala greke. Shkaku i ndalimit për 36-vjeçarin nga Fieri është kërkesa nga policia italiane.
Zeqaj rezulton person i shpallur në kërkim nga gjykata e Torinos, pasi është dënuar në mungesë me 4.5 vjet burg, shkruan Panorama. Ai është shpallur fajtor për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë të kryer në bashkëpunim.
Zeqaj është paraqitur në Kakavijë pas përzënies nga shteti fqinjë, por pasi ka dhënë gjeneralitetet është zbuluar përmes të të dhënave të sistemit TIMS se rezulton person i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana.
Panorama/d.i.