Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5 vite e gjysëm burg tgjithsej 6 komisionerët e dy qendrave të votimit gjatë zgjedhjeve të vitit 2011 në Dajç tëLezhës.
Ata akuzohen për falsifikim të dokumenteve çka ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve. Ndërkohë 12 të tjerë janë dënuar me nga 1 milion lekë gjobë.
Në dy qendrat e votimit 0697 dhe 0770 të Komunës Dajç të Lezhës rezultoi se kanë votuar në zgjedhje persona të cilët nuk kanë qenë në Shqipëri. Po ashtu, kanë votuar edhe persona të cilët nuk janë gjendur në regjistrimin e votimit, dhe që kanë pasur karta identiteti e pasaporta me probleme.
Prokuroria thotë se i ka faktuar këto akuza përmes sistemit TIMS ku rezulton se këta persona nuk kanë ardhur në Shqipëri ditën e zgjedhjeve.
Problemet në këto qendra votimi i denoncoi në atë kohë ish-kandidati i së majtës për këtë njësi vendore, Rrok Rroku./a.m.