Michael Schumacher është përkeqësuar dhe mbijetesa e tij do të ishte një mrekulli. Lajmi bëhet me dije nga amerikanja “NewsEveryDay”, që citon një kirurg të nohur me gjendjen e 7 herë kampionit të botës në Formula 1.
Pëmrbajtja e lajmit nuk konfirmohet zyrtarisht nga stafi i ish-pilotit, që bie në kontrast me deklaratën e dhënë disa ditë më parë nga zëdhënësja e Schumacher Sabine Khem.
“E dimë të gjithë atë që ndodhi dhe kjo nuk mund të kthehet. Mundemi vetëm të shpresojmë që me durim dhe me mëbshtetjen e vazhdueshme të të gjtihëve, një ditë Michael do të jetë sërish këtu midis nesh”, tha Khem./a.m.