Polici i cili ndodhej në tavolinë me Elton Çiçon kur ky i fundit u vra nga një person ende i paidentifikuar, do të qëndrojë në burg i akuzuar për fshehjen e armës së viktimës.
Gjykata e Tiranës vendosi këtë të premte masën e sigurisë të “arrestit me burg” ndaj Alban Trimit.
Kamerat e sigurisë së lokalitku ndodhi vrasja pranë stadiumit “Selman Stermasi”, kanë filmuar momentin kur polici merr armën nga çanta e Çiços. Po ashtu akuzohet edhe për fshehjen e celularit të viktimës, të cilat nuk janë gjetur nga policia në vendngjarje.
Efektivi i komisariatit numër 5 në Tiranë ka mohuar të ketë bërë veprime të qëllimshme që mund të pengonin zbardhjen e autorit.
Për të njëjtën vepër penale një ditë më parë, u arrestua dhe shoku i viktimës Redjan Rraja./a.m.