Shumë njerëz duan ti tregojë botës qe kanë qenë në palestër me anë të selfie-ve që postojnë në rrjetet sociale.Kjo mund të jetë për shkak të një problemi psikologjik themelor që i bën ata të jenë të fiksuar mbas selfie-ve.
Në një studim te sjellë nga Universiteti Brunel u zbulua se njerëzit të cilët mburren për palestrën tentojnë të shfaqin tiparet narcize. Ky është një term për çrregulliminin psikologjik ku njerëzit fitojnë kënaqësi nga vetëadmirimi.
Zakonisht kjo sjellje rezulton acaruese me postime si: “doli dielli, do tregojmë trupin”, në të gjithë profilet,me qëllim që të rrisin egon e tyre nëpërmjet komenteve dhe likeve.
Mbi 500 përdorues Facebooku morën pjesë në një studim dhe u zbulua se “ata që pozojnë në palestër”, që marrin më shumë like dhe komente në postimet e tyre, përfundimisht marrin vëmendjen që ata dëshpërimisht duan dhe kanë nevojë.
Narcizët gjithashtu shkruajnë më shumë statuse të lidhura me dietën, ushtrimet, duke sugjeruar që të përdorim Facebook-un për të transmetuar maksimumin që japin në pamjen e tyre të jashtme.
Autori i studimit shkroi:”Në këtë zbulim u panë tiparet e personalitetit si i shoqërueshëm, i hapur, që bie dakord, i ndërgjegjshëm. Gjithashtu u zbulua se njerëzit të cilët postojnë shpesh rreth të dashurit/ dashurës në rrjetet sociale zakonisht kanë vetvlerësim të ulët dhe ata që postojnë të reja rreth fëmijeve të tyre, janë më të ndërgjegjshëm./INTV/a.m.