Policia ka asgjësuar 4 parcela me rreth 1450 bimë narkotike të llojit “Cannabis sattiva” në fshatin Treblovë të Vlorës.
Bimët narkotike u gjetën në vendit e quajtur “Pylli i Moçalit”, ku në brendësi të këtij pylli, u konstatuan të mbjella rreth 1200 rrënjë në tokë dhe 250 kubikë në gota plastike, ku lartësia e tyre varionte nga 5 deri në 15 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.
Nga informacionet paraprake, rezulton se parcelat e kultivuara me bimë narkotike janë mbjellë në toka pa pronarë.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve./a.m.