Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për shëndetin e njeriut, por shpesh shumë prej nesh për arsye nga më të ndryshmet nuk e konsumojmë.
Një sekret tjetër iu tij është nga llojet e ushqimeve që ne konsumojmë pasi janë de ndikuesi i drejtpërdrejtë në vënien e kilogramëve të tepër.
Ka disa ushqime që ne nuk duhet ti konsumojmë që në mëngjes nëse duam që të kemi forma të mira fizike.
Ushqimet që duhet të jenë jashtë listës së mëngjesit janë;
Omëletë me vezë, duke qenë se ajo është shumë e pasur me proteina, vitamina, edhe yndyra, pasi gatuhen me vaj, ka shumë gjasa që të na bëje të shëndoshemi.
Drithërat
Drithërat me qumësht janë shumë të këshillueshme në mëngjes, por jo çdo lloj produkti. Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithëra me fruta, çokollatë apo mjaltë, por përzierja e tyre me sheqer ndikon direkt në shtimin e peshës.
Lëng portokalli
Të pish një gotë lëng portokalli në mëngjes është një gabim, sidomos nëse ne e konsumojmë të shtrydhur portokallin pasi mënyra më e mirë është që ai të konsumohet i gjallë.
Kos me fruta
Kosi me fruta, përveç faktit që ka sasi të mëdha sheqeri, është thjesht një lloj ëmbëlsire e ftohtë e cila nuk ju siguron se do të ndiheni të ngopur apo në formë gjatë gjithë ditës.
Buka
Për shumë prej nesh është e pa konceptueshme të hamë mëngjesin pa bukë, por ja që nuk duhet bërë. Sa më pak bukë në mëngjes aq më mirë bën për trupin. Këto janë disa këshilla ushqimore që do ju ndihmojnë për të qëndruar larg kilogramëve të tepërt./a.m