Drafti i reformes ne drejtesi, nëse miratohet dhe zbatohet plotësisht, shemb në një kohë të shpejtë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke përmbushur kësisoj një pritshmëri të madhe dhe të hershme të shqiptarëve.
Parashikimet e draftit të ri kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me fatin e rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë. Sipas ‘Shqiptarja.com’ tre janë pikat më të rëndësishme, të cilat diktojnë spastrimin e sistemit nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, të inkriminuar dhe të paaftë profesionalisht.
Konkretisht, të gjithë njerëzit e drejtësisë do t’i nënshtrohen një verifikimi të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale. Në çdo rast, gjyqtarët dhe prokurorët do të kenë barrë e provës, ndërsa do të shkarkohen automatikisht.
Drafti i ri i jep ILDKP një peshë dhe rëndësi të madhe. ILDKP, përpos kontrollit të pasurive, i rekomandon komisionit masa disiplinore për gjyqtarët. (javanews.al / a.r)
Kam lexuar projektin e reformes dhe atje eshte nje pike sipas se ciles gjyqtaret dhe prokuroret te cilet japin doreheqje amnistohen. Pra ata nuk pergjigjen as penalisht dhe as sipas kodit civil per abuzimet dhe shkeljet qe kane kryer ne ushtrimin e detyres. Nese dorehiqen, nuk u hetohen dhe nuk u sekuestrohen pasurite kolosale qe kane vene nepermjet ketyre abuzimeve dhe shkeljeve .Nese kjo do te miratohet keshtu,reforma nuk eshte me reforme por eshte mashtrimi me gjigand qe u eshte bere shqiptareve ne keto 26 vjet.Jo vetem qe ligjerohen keto pasuri kriminale te vena ne te shkuaren nga lirimi i krimineleve prej burgjeve e nga tjetersimi i pronave dhe i te drejtes,por ligjerohet abuzimi edhe nga ata qe do zevendesojne te vjetrit sepse ky ligj i mbron nga ndeshkimi ne cdo rast qe japin doreheqje pasi jane bere miliardere.
Zoterinj gazetare,shihini mire te gjitha nenet e reformes para se te beni deklarata pompoze dhe ekzaltuese neper media sepse shqiptaret nuk e meritojne nje turp dhe nje tallje kaq te madhe pas kaq e kaq vuajtjesh me drejtesine ne Shqiperi.