Toka dhe planeti Mars më 30 maj do të jenë në pikën më të afërt në 11 vjetët e fundit.
Marsi do të jetë larg Tokës 75.3 milionë kilometra. Kjo pikë konsiderohet e afërt, duke marrë parasysh se Marsi është zakonisht 400 milionë kilometra larg Tokës.
Sipas NASA-s, nga 18 maji deri më 3 qershor, në teleskopë Marsi do të duket më i madh dhe më i ndritshëm.
Shkencëtarët thonë se Toka dhe Marsi do të afrohen edhe më shumë më 31 korrik, 2018, dhe më nuk do të ketë kaq shumë afërsi deri në vitin 2287.
Në muajin mars të 2003-ës dy planetët ishin afër vetëm 55 milionë kilometra. Sipas NASA-s, Toka e Marsi nuk kanë qenë më afër se kaq në afër 60 mijë vjet. (b.an)