Policia Kufitare në Portin e Durrësi ka zbuluar 20 kg kanabis sativa të fshehur në bagazhet e një autobusi me pasagjerë që kishte si destiancion Italinë.
Autoritetet kanë arrestuar shoferin e autobusit tip “Iveko” me targë AA 117 NA, Neshet Alushi. Lënda narkotike rezultoi se ishte fshehur në pjesën e pasme të një pasqyre.
Autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe një 32-vjeçar me inicialet O. A., ndërsa po punojnë për identifikimin e tre shtetasve të tjerë, të cilët kanë nisur edhe porosinë drejt Italisë.
Drejtuesi i autobusit ishte nisur nga Vlora drejt Italisë me shumë pak pasagjerë, ndërsa mësohet të ketë deklaruar se çantën ia kishin postuar tre të njohur të tij një miku të përbashkët në Itali.
Panorama/d.i.