Fotot e makinës, në të cilën ishin shkruar mesazhe të ashpra, janë shpërndarë mijëra here në Twitter.
“Tradhtar”, ishte shkruar në të dyja anët e makinës. Gjithashtu, në dritaren e pasme dhe në pjesën e përparme të makinës është shkruar “Shpresoj që ajo t’ia vlejë”, si dhe “Ka marrë fund”.
Këto janë mesazhet që një vajzë i ka lënë të dashurit të saj. Me këto shkrime, ajo i ka lënë të kuptohet se lidhja e tyre ka marrë fund. Ende nuk dihet se kush është pronari i kësaj makine, por e sigurt se kur ta shikojë atë do të shokohet.
Klo, djali që ka shkrepur fotot është shprehur: “Nuk ja kam idenë se kush ishte ajo. Di të them se ishte shumë e nevrikosur. Asnjë nuk tentoi që ta ndalonte”.
Lajmi/d.i.