Vazhdon operacioni “Roja i Gjelbër” . Arrestohet nga policia një shtetas për prerje të paligjshme të pyjeve.
Sekuestrohen 10 meter kub lëndë drusore si dhe automjeti “Kamion” qe trasportonte lëndën drusore.
Më datë 04.05.2016, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi :
Ardit Xheta, 34 vjeç, banues në fshatin Shupenzë, Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në vendin e quajtur “Qafa e Pazarit”, në hyrje të fshatit Shupenzë, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Man” Kamjon me targa AA 325 FD duke transportuar 10 metër kub (m3), lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, parashikuar nga neni 205, i Kodit Penal./a.m.