Ismail Kadare është kthyer në qytetin e tij të lindjes. Është kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, ajo që ka publikuar disa foto me të madhin e letërsisë shqiptare.
“Gjeniu i letrave vjen në shtëpi, siç kishte premtuar. Duke diskutuar detajet e fundit të vizitës dy ditore”, shkruan Rami në rrjetet sociale.
Kadare ishte gjithashtu në qytetin e Pogradecit, ku vendosi lule te busti i poetit Lasgush Poradeci.
m.m