Saliman Barçi, shqiptari që akuzohet për vrasje të dyfishtë në Shqipëri, e që ka fituar azil në Britaninë e Madhe duke u paraqitur si refugjat kosovar me identitet të rremë, po lufton sot kundër ekstradimit në Shqipëri.
“Daily Mail”, duke paraqitur historinë shkruan se babai i tre fëmijë, me një këmbë të prere pak centimeter në gju, pas një aksidenti me motor u mbrojt para gjykatës angleze, duke thënë se nuk mund të kthehet në vendin e orgjinës, pasi për shkak të korrupsionit, aty rrezikon ta vrasin si pasojë e gjakmarrjes për krimin e kryer.
Barci, sot 40 vjeçar deklaroi se erdhi në Britani me identitet të rremë, pak kohe pasi kreu vrasjen e dyfishtë, më korrik 1997.
Babai i tre fëmijëve tashmë është i kërkuar nga autoritetet shqiptare, por po lufton ekstradimin duke përdorur ligjet e të drejtave të njeriut për të siguruar jetën e tij, duke thene se ajo është në rrezik nga “gjakmarrja”.
Barçi, i cili ka jetuar në Britaninë e Madhe duke përdorur një identitet të rremë për 14 vitet e fundit.
Barçi pohoi se nipi i tij u vra më vonë në një sulm brutal hakmarrjeje në një vend ku “nderi është më i rëndësishëm se jeta”.
Por ai shpëtoi ndjekjes dhe iku në Britani të Madhe në vitin 2001, duke pretenduar azil si refugjat kosovar, duke përdorur pseudonimin Samir Basha.
Edhe pse ai u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burg në mungesë të tij në vitin 2009, dënimi u rrëzua në vitin 2013 pas ankimit nga familjaret. Çështja tani është dërguar në Gjykatën e Apelit të Shqipërisë.
Megjithatë, prokurorët shqiptarë thonë se kanë prova të reja kunder tij, ndaj dhe po e kerkojne.
Ai në gjyq u paraqit me paterice dhe tregoi edhe aksidentin me motor ne 1996, nderkohe që jeta eshte e veshtire pasi vijon të perdorë medikamente të shumta.
Barçi, i cili jeton në Northolt, në perëndim të Londrës, tha para gjykates: “Për shkak te korrupsionit, ata mund të më vrasin lehtë atje, në Shqipëri.”
Ai tha se erdhi në Mbretërinë e Bashkuar, sepse “e dinte se Anglia do të me mbronte mua dhe familjen time”./Panorama/a.m.