Nëse për Emiljano Shullazin u deklarua se prej kohësh nuk përdorte telefon, përgjimit të bisedave telefonike nuk i ka shpëtuar miku i tij i ngushtë, Gilmando Dani, edhe ky në burg për gjobëvënie dhe kanosje.
‘Shqiptarja.com’ ka publikuar sot përgjimet e bisedave telefonike të Gilmando Danit, të cilat janë në dosjen e prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në transkriptin e bisedave flitet për një person të quajtur Zamir, pa u saktësuar se kush është.
Përgjimet
+964: He Mando
+272: Hë mo ça je tu bo
+964: Hë lale +272: Hë çkemi
+964: Mirë mo lal
+272: Hë dëgjon ça bëhet?
+964: Hiç me lal, Zamiri deshi me ardh
+272: Nuk e njof ik se folim nga afër
+272: Hë mo ça je tu bo?
+964: Hiç mirë +272: Nga je?
+964: Po mor gocën këtu te shkolla në Sauk edhe..
+272: E mirë, do vijë ai shoku?
+964: Po do vijë, po vij edhe unë poshtë
+272: Mirë ti po, po vijë ai shoku, shoku?
+964: Po, do shkoj t’i takoj unë?
+272: E mir kur do vish ti këtej njëherë se do me të taku edhe Gysi?
+964: Po ja të mbaroj punë e do vij poshtë, do takoj ato shokët te ‘21’, pastaj do kthehem te ju direkt. +272: Ok po mos u vuno se është edhe Gysi, punë një ore vjen edhe Gysi këndej.
+964: Jo me Gysin do ta lejmë nesër se punë një ore do shkoj të rri atje unë, do i themi Gysit në telefon ta lej për nesër.
+272: Ik, hajd se flasim.
+272: O vlla, ça bane?
+964: Mirë ça bane ti?
+272: Me ta ba një pyetje kshu kot, ose a ka noj gja ty ku ke punu ti apo si?
+964: Ëhë, ëhë.
+272: Noj gja serioze?
+964: Jam rrugës, jam rrugës..
+272: E mir, a noj gja serioze s’po kshu?
+964: Em duket se po…/a.m.