Tabloidi i njohur “ET” raporton se këngëtarja e famshme amerikane Janet Jackson është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Lajmi vjen pak javë pasi 49-vjeçarja, që më 16 maj mbush 50, shtyu turneun e saj “për të nisur familjen me burrin Wissam Al Mana”.
Motra e legjendës Michael Jackson kishte thënë më 6 prill se po planifikon familje dhe se i duhet të shtyjë turneun, citohet Express.
Jackson është martuar me Al Manan më 2012. Kjo ishte martesa e tretë e këngëtares. (b.an)