Rreth 40 objekte pritet të shemben në aksionin e fundit të ndërmarrë nga IKMT në fshtrat e Bashkisë së Himarës. Vendimi vjen pas udhëzimit të Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës për të kthyer në identitet fshatrat e bregdetit.
Aksioni ka nisur prej ditës së djeshme dhe do të vijojë përgjatë gjithë javës. Krahas mjeteve të rënda të IKMT, në aksion është kërkuar edhe ndërhyrja e forcave xheniere të ushtrisë, të cilat do të veprojnë në terrenet e vështira.
Aksioni ka hasur në rezistencën e banorëve, të cilët kanë kundërshtuar prishjen e objekteve të tyre duke kërkuar dokumenacionin e plotë mbi të cilin bazohet vendimi. Aktualisht është ndërhyrë për prishjen e një objekti trekatësh. javanews/ a.k