Këngëtarja Bleona Qereti ishte e ftuar para pak kohësh në “3jat MAD” me Rudin dhe Mateon. Bleona e nisi rrëfimin duke thënë se ka plot pesë vite që përpiqet për këtë arritje dhe më në fund ja doli mbanë të nxjerrë në treg këngën “Take you over”.
Ajo thotë se gjithçka është ndryshe në Shqipëri në krahasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi këtu nëse dështon njëherë nuk ke shanse të rimëkëmbesh. Artistja u shpreh se fansat e saj më besnikë janë komuniteti Gay, pasi janë të vetmit që pëlqejnë muzikën “pop”, dhe e blejnë atë. Ajo thotë se ishte pikërisht “Euros of Hollywood” që e prezantoi me Amerikën dhe që aty filloi rrugëtimi i saj jo edhe aq i lehtë. E pyetur për klipin ajo thotë se ju deshën plot 22 orë për të përfunduar çdo gjë, dhe ishte një udhëtim Tiranë-Los Angeles- Tiranë pa pushim dhe pa gjumë. Ajo këmbëngul dhe është e bindur se një ditë emri i saj do të jetë në rangun e artistëve me famë botërore si Madonna dhe Lady Gaga. Edhe pse nuk pretendon të jetë një kopje e tyre por dëshiron të sjellë veten e saj në formën më origjinale me emrin Bleona. Pasi iu kërkua një këshillë për artistët shqiptarë në lidhje me suksesin, u përgjigj: “Dilni nudo, se mos ndoshta arrini ndonjë gjë!”. Më pas u shpreh se artistja që do t’i pëlqente të shihte nudo është Çiljeta Xhilaga. Në lidhje me deklaratën e saj mbi seksin ajo thotë se ka kohë që nuk kryen marrëdhënie seksuale dhe e mbyll me humor duke shtuar:
“Epo ndonjë ndërrim vaji më duhet tani!” E pyetur në lidhje me meshkujt Bleona thotë se nuk do t’i rezistonte një mashkulli me sy jeshil, ashtu siç i ka dhe ish-bashkëshorti i saj, Gani Bardha. Për marrëdhënien me të pas ndarjes ajo ka sqaruar se ai nuk denjon t’i kthejë as përgjigje pas mesazhit që i dërgoi për këngën e saj të re. (javanews.al / a.r)