Sugjerim – Ajo ju premton dobësim në kohë rekord, por ama nuk duhet ndjekur për më shumë se dy javë, sepse mund të provokojë ekuilibra të rëndë: me dietën Plank do të rizbuloni ndjesinë e lehtësisë së trupit. Ja dhjetë gjëra që duhet të dini nëse dëshironi të dobësoheni shpejt
- Shpejtësia
Gjëja e parë që duhet të dini mbi dietën Plank është se ajo duhet bërë maksimumi një herë në vit për dy javë: rezultatet do të jenë të dukshme qysh ditët e para, një fakt pozitiv ky që mund të rrisë vetëbesimin dhe këmbënguljen tuaj. Me dietën Plank ju mund të humbni peshë shpejt, megjithatë nuk është e mundur të ndiqni këtë stil ushqyerjeje për një kohë të gjatë. Nëse filloni një dietë dobësuese, mos harroni se është e rëndësishme fjala e një specialisti, që do të dijë t’ju këshillojë në mënyrën e duhur.
- Mëngjesi
Menyja e mëngjesit e dietës Plank përfshin kafen e zezë pa sheqer, të shoqëruar me një fetë bukë të hollë të thekur ose një panine të vogël apo ndonjë biskotë. Kafen mund ta zëvendësoni me çajin, të cilin mund ta shoqëroni me një fetë limoni të freskët.
- Lamtumirë sheqer
Dieta Plank nuk e përfshin fare sheqerin, kjo është edhe një nga arsyet që e bëjnë këtë regjim të përshtatshëm vetëm për një periudhë shumë të shkurtër, për ta përdorur si një pushim për të lehtësuar punën e mëlçisë dhe për të detoksifikuar organizmin. Por, ndërkohë, sheqerin mund ta zëvendësoni me mjaltin.
- Dreka
Çfarë parashikon menyja për drekën? Thojuni po proteinave: biftek i pjekur në zgarë ose dy vezë të ziera, mish të bardhë, si ai i pulës ose peshk të gatuar në avull. Si pjatë të dytë mund të konsumoni një sallatë me domate ose perime të tjera, për shembull spinaq të përgatitur në avull dhe të marinuar me lëng limoni.
- Gatimi
Kuzhina e parashikuar për dietën Plank mbështetet te thjeshtësia. Perimet me gjethe jeshile dhe peshku mund të gatuhen në avull, në mënyrë që ju të ruani vlerat e tyre ushqyese dhe të ushqeheni në mënyrë të lehtë. Falë zgarës, mishit i hiqen yndyrat dhe ai merr një shije të thellë, perfekt për ta kombinuar me perime.
- Erëzat
Thojuni jo të gjitha salcave: për dy javë do të rigjeni kënaqësinë e vajit ekstra të virgjër të ullirit, të përdorur në perimet me gjethe jeshile, te mishi dhe peshku. Ndërkohë, spinaqin dhe sallatat e tjera mund t’i shijoni me lëngun e limonit të freskët.
- Darka
Dieta Plank parashikon gjithashtu një darkë të lehtë: fruta sipas dëshirës dhe kos pa yndyrë ose dy vezë të ziera me karotë, selino ose spinaq apo një sallatë të përzier të shoqëruar me proshutë ose biftek të zier.
- E diela
Darka e së dielës mbrëma, fundi i javës së parë dhe të dytë të dietës Plank, është sipas dëshirës: është e mundur të hani gjithçka që dëshironi … pa e ekzagjeruar! Mësoni artin e moderimit, sepse ai do t’ju mësojë të rigjeni formën e dëshiruar, ndërsa do të keni një shëndet të mirë.
- Mesvakti
Dieta Plank nuk e përfshin mesvaktin e pasdites. Pra, gjatë kësaj kohe ju nuk duhet të konsumoni asgjë. Megjithatë, sidomos ditët e para është e lejueshme që “ataket” e urisë mund t’i luftoni duke ngrënë fruta të thata dhe duke pirë çaje jo të sheqerosur.
- Strategji
Falë pranisë së proteinave dhe mungesës së karbohidrateve regjimi parashikon një dobësim të shpejtë, megjithatë, siç e përmendëm edhe më lart, ai nuk duhet ndjekur për më shumë se dy javë. Pas kësaj diete, ushqyerja juaj duhet të jetë e ekuilibruar. Ndërsa praktikimi i rregullt i aktiviteteve fizike do t’ju ndihmojë të qëndroni në formë me plot vitalitet.Dita/ javanews/ a.k