Kryetari i Komisionit të reformës në drejtësi Fatmi Xhafaj tha se nuk ka më kohë për të pritur draftin e reformës, duke theksuar se javën e ardhshme do të nisë votimi në parim e më pas nen për nen i të gjithë paketës së ndryshimeve kushtetuese.
“Kemi sot draftin kushtetues i ndërtuar pas një pune të gjatë, më shumë se një vjecare, i certifikuar, jo një herë por dy herë nga komisioni i Venecias. Tssdhmë kemi një projekt të rishikuar mbi bazën e opinionit final të Venecias. Sot kemi një projekt kushtetues i cili mban mbështetjen euroamerikane… të URALIUS, OPDAT e SHBA-ve.
Tani koha nuk është më e llafeve, e sebepeve, por është koha për të demostruar vullnet dhe gadishmëri për ta votuar projektin….Por opozita kërkoi më shumë kohë dhe ramë dakort ta presim atë një javë…
Ditën e hënë në orën 10 të mëngjesit do të mblidhet komisioni për të shyqrtuar projektin dhe më pas për ta votuar në parim. Java që vjen do të jetë deçizive për t’i ndarë përfundimisht gjërat. Komisioni javën e ardhshme do të mblidhet për të votuar nen për nen projektin.”- tha Xhafaj.
Xhafaj shtoi se nuk ka më justifikime për opozitën.
“Unë jam i lumtur që zoti Halimi të jetë i kënaqur, me thënë të drejtën kanë kaq kohë që marrin mungesa e raport e ikin për të bërë detyrat… por më duhet të them se opozita nuk ka më kohë që të ngrejë justifikime”- tha Xhafaj. Javanews/ a.k